image Kjo është skuadra surprizë ku mund të përfundojë Gareth Bale

Futboll

Kjo është skuadra surprizë ku mund të përfundojë Gareth Bale

news image

Gareth Bale pritet që më në fund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

Uellsianit do t’i skadojë kontrata e tij me klubin madrilen, kësisoj ai do ta ketë ‘luksin’ që ta zgjedhë kë skuadër të dëshirojë për tu transferuar, shkruan Sinjali Sport.

32-vjeçari megjithatë mund të bëjë një lëvizje suprizë për tu transferuar tek skuadra e Cardiff Cityt, duke shmangur një lëvizje në Serie A, raporton ‘Wales Online’.

Bale aktualisht përfiton rreth 18 milionë euro në sezon tek Real Madridi dhe sigurisht ai duhet të pajtohet me faktin se nga vera ai do të paguhet dukshëm më pak se që ka përfituar deri tani tek ekipi madrilen.

/GazetaSinjaliSporti/