image Bale i është ofruar klubit spanjoll që ishte afër rënies nga liga sezonin e kaluar

Futboll

Bale i është ofruar klubit spanjoll që ishte afër rënies nga liga sezonin e kaluar

news image

Gareth Bale tashmë konsiderohet një lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata e tij me klubin madrilen.

Uellsiani së fundi i është ofruar një skuadre spanjolle që sezonin e kaluar shpëtoi për fare pak nga rënia.

32-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës së Getafes.

Presidenti i Getafes, Torres ka zbuluar se agjenti i uellsianit ia ka ofruar klientin e tij klubit spanjoll.

“Ne folëm me agjentin e Gareth Bale vetëm 45 minuta më parë, ata na e ofruan atë. Ne do ta shqyrtojmë dhe studiojmë këtë mundësi”, ka deklaruar Presidenti i klubit spanjoll.

Getafe mbylli sezonin e kaluar në pozitën e 15-të tabelare, me 39 pikë, vetëm një pikë që i shpëtoi ata prej rënies nga liga.

/GazetaSinjaliSport/