Milani i shkon Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.
Rossoneri janë mysafirë të Fiorentinës me fillim nga ora 20:45.
Kuqezinjtë po zhvillojnë sezonin më të mirë në dekadën e fundit, duke arkëtuar 32 pikë në pozitën e dytë.
Viola në anën tjetër me 18 pikë është e teta.
11-shet titullare janë zbuluar dhe ato janë:
Fiorentina: Terracciano; Odriozola, Venuti, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Callejon, Vlahovic, Saponara.
Milan: Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Gabbia, Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic. /Gazeta Sinjali Sporti/