image Zbrazet Ferizaji, nuk shihet asnjë njeri duke lëvizur

Kosovë

Koronavirusi/ Zbrazet Ferizaji, nuk shihet asnjë njeri duke lëvizur

news image

Qytetarët e Komunës së Ferizajit po e respektojnë vendimin e Qeverisë për të mos qarkulluar nga ora 17:00 e mbrëmjes. Sinjalizuesit kanë dërguar video nga qendra e Ferizajt ku nuk shihet asnjë person duke lëvizur.

Qetësi e njëjtë po mbretëron edhe në komunat e tjera të Kosovës. Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi.

IKSHPK ka njoftuar se deri më tani numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 90. Sipas të dhënave zyrtare, dy persona janë shëruar dhe një ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë. /Gazeta Sinjali/

Pamje nga Ferizaj: