Lojtari i Everton, Moise Kean nuk i ka respektuar rregullat e karantinimit.
20 vjeçari ka filmuar vetën duke bërë aheng me mysafirë në shtëpinë e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Rreth këtij veprimi të Kean ka reaguar skuadra e Everton duke i quajtur veprime të papranueshme.
Kean pritet që të marrë një dënim nga ekipi anglez për veprimet e tij të pamatura./Gazeta Sinjali/