image Ylli i Milanit: Ne vazhdojmë të besojmë në kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ylli i Milanit: Ne vazhdojmë të besojmë në kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve

news image

Alessio Romagnoli ka thënë se Milani do ta arrijë kalimin në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Pas barazimit me Porton në San Siro, Milani ka fituar pikën e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ndërsa Liverpooli është kualifikuar si lider i Grupit B me 12 pikë nga katër ndeshje, pastaj radhitet Porto me pesë pike dhe Atletico Madrid me katër pikë. E i fundit është Milani me një pikë.

“Është rezultat zhgënjyes, sepse dhamë gjithçka nga vetja. Ne krijuam shmë mudnesi shënimi në pjesën e dytë dhe e dimë se Liga e Kampionëve është garë e vështirë, por paraqitjet tona në këto katër ndeshje në përgjithësi vlejnë më shumë se një pikë”, tha Romagnoli.

Ne do të vazhdojmë të besojmë në kualifikim derisa është i mundur kualifikimi. E gjitha varet nga ne, edhe pse rezultatet e ekipeve të tjera duhet të jenë në favorin tonë”, shtoi ai.

Milani duhet t’i fitojë patjetër të dy ndeshjet e mbetura, të shpresojë se Porto e fiton vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe pastaj ta krijojë një rekord më të mirë kokë me kokë ndaj Atleticos duke e mundur atë në Wanda Metropolitano me dy gola dallim të paktën.

/Gazeta Sinjali Sporti/