Rodrigo De Paul, një nga protagonistët e rrugëtimit që e çoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës në vitin 2021, mund të humbasë Botërorin e ardhshëm.
Arsyet që mund ta mbajnë jashtë listës së skuadrës së trajnerit Scaloni për Katar 2022 nuk janë arsye teknike, por personale. Mesfushori i Atletico Madrid po lufton me një betejë ligjore me ish-partneren e tij Camila Homs për dy fëmijët e tyre.
Gruaja paditi De Paul për një shumë parash dhe gjyqi, i cili do të duhet të përcaktojë ndarjen e pasurive dhe rregullat për vizitat e prindërve, është ende në ecje të plotë.
Për këtë arsye, sipas asaj që deklaroi presidenti i Federatës Argjentinase, Caludio Tapia, futbollisti mund të mos ketë vizë për në Katar. Ligjet në fuqi në vend dhe rregullat e FIFA-s, në fakt ndalojnë pjesëmarrjen në një event me kombëtaren e tyre për këdo që ka një kallëzim penal në pritje.
“Kjo është ajo që ne kuptojmë duke lexuar nenin e Rregullores së FIFA-s”, shpjegoi Tapia i cili, duke folur për Radio Argentina , tha se kishte besim se çështja mund të mbyllet në kohën e duhur.
“Shuma e alimentacionit ende nuk është përcaktuar, por unë, besoj se ata po fillojnë procesin e divorcit tani. Unë e njoh mirë De Paulin dhe e di lidhjen që ai ka me fëmijët. Besoj se gjithçka do të funksionojë në mënyrën më të mirë.”