image Messi "lëshon dorën", dhuron 35 iPhone ari për ekipin dhe stafin e tij fitues të Kupës së Botës

Futboll

Messi “lëshon dorën”, dhuron 35 iPhone ari për ekipin dhe stafin e tij fitues të Kupës së Botës

news image

Lionel Messi shpenzoi 175,000 funte në 35 iPhone ari për ekipin e tij fitues të Kupës së Botës dhe stafin e tyre.

Ylli argjentinas porositi pajisjet 24 karatësh për çdo anëtar të skuadrës fituese dhe i dorëzoi në apartamentin e tij parizian të shtunën.

Çdo telefon ka emrin e lojtarit, numrin dhe logon argjentinase të gdhendur në të.

Mbrëmë një burim i Sun, tha: “Lionel donte të bënte diçka të veçantë dhe të këndshme për të festuar momentin e tij më krenar.

“Ai ra në kontakt me sipërmarrësin Ben Lyons dhe ata dolën me dizajnin së bashku.

Ben, drejtor i iDesign Gold, tha: “Lionel nuk është vetëm lojtari më i mirë, por ai është një nga klientët më besnikë të IDESIGN GOLD dhe ra në kontakt me ne disa muaj pas finales së Kupës së Botës.”

“Ai tha se donte një dhuratë të veçantë për të gjithë lojtarët dhe stafin për të festuar fitoren e mrekullueshme, por nuk donte dhuratën e zakonshme të orëve.

“Pra, unë sugjerova iPhone të artë me emrat e tyre dhe atij i pëlqeu ideja.”

Argjentina triumfoi në Katar vitin e kaluar – me Messin, 35 vjeç, u shpall lojtari më i mirë i turneut.

/GazetaSinjaliSport/