image Messi merr vendimin, tregon nëse do të pensionohet nga kombëtarja pasi fitoi Kupën e Botës

Futboll

Messi merr vendimin, tregon nëse do të pensionohet nga kombëtarja pasi fitoi Kupën e Botës

news image

Lionel Messi jetësoi më në fund ëndrrën e tij sot, duke u kurorëzuar me titullin e fituar të Kupës së Botës.

‘Albiçelestët’ triumfuan ndaj Francës nëpërmjet penalltive, pasi pas 120 minutave, ndeshja u mbyll me rezultat 3-3.

Ky ishte titulli i vetëm që i mungonte Lionel Messit, dhe tashmë kompleton atë “copën” e fundit të “puzzles”, të titujve të fituar

Pas këtij triumfi, Lionel Messi ka bërë publik vendimin e tij nëse do të vazhdojë me kombëtaren apo do të tërhiqet.

Argjentinasi ka theksuar se nuk do të tërhiqet dhe se do të vazhdojë të luaj si kampion bote.

“Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampione e Kupës së Botës me fanellën e Argjentinës”, ka deklaruar Messi.

/GazetaSinjaliSport/