image Vrasje në tentativë në një hotel në Prishtinë

Siguri

Vrasje në tentativë në një hotel në Prishtinë

news image

Gjatë së hënës tre persona janë sulmuar me thikë në hapësirat e një hoteli në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, tre viktimat kanë qenë shtetas Sirian.

Si pasojë e sulmit me thikë, viktimat kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar në polici si “Vrasje në tentativë” dhe është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:15, në Prishtinë. /GazetaSinjali/