image Vrasja në tentativë në sheshin e Prishtinës/ I lënduari dërgohet në QKUK - Sinjali

Vrasja në tentativë në sheshin e Prishtinës/ I lënduari dërgohet në QKUK

news image

Dje Gazeta Sinjali raportoi për një therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, Sinjali mëson se si i dyshuar është arrestuar Leonit Sadiku.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin e cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ku thuhet se i lënduari është duke u trajtuar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë të ditur se prokurori kujdestar ka urdhëruar që Sadiku të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin