image Kapet i dyshuari që plagosi mbrëmë një person në Prishtinë/ Çka u gjet në vendin e ngjarjes

Siguri

Kapet i dyshuari që plagosi mbrëmë një person në Prishtinë/ Çka u gjet në vendin e ngjarjes

news image

Është arrestuar i dyshuari që mbrëmë, rreth orës 22:00, ka plagosur një tjetër, për të cilin ka raportuar Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Egnatia” në Prishtinë.

Siç njofton policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sinjali mëson që i dyshuari është një 60-vjeçar me inicialet S.C.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me tre fishekë”, njofton Policia. /Gazeta Sinjali/