image Vrasja e rëndë në Prishtinë/ Azilkërkuesi dyshohet se vdiq nga therja me thikë dhe jo nga zjarri - Sinjali

Vrasja e rëndë në Prishtinë/ Azilkërkuesi dyshohet se vdiq nga therja me thikë dhe jo nga zjarri

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi për vdekjen e një azilkërkuesi në një shtëpi që u përfshi nga zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.

Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali merr vesh se rasti në Polici është hapur si “vrasje e rëndë” ndërsa hetimet kanë filluar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin