image Vozitje e "çmendur" te Rruga B, mërgimtari nga Zvicra bën "drifta" te semaforët

Siguri

Vozitje e “çmendur” te Rruga B, mërgimtari nga Zvicra bën “drifta” te semaforët

news image

As gjobat e policisë, madje as aksidentet e shpeshta me fatalitet, nuk po arrijnë t’i vetëdijësojnë shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Në një video të publikuar mbrëmë në rrjete sociale, shihet një veturë me targa të Zvicrës e cila bën “drifta” në mes të rrugës, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky shofer ka zgjedhur mesin e natës dhe qendrën e Rrugës B, që të “shijojë” një vozitje të “çmendur”, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, si dhe duke shqetësuar qytetarët që banojnë në atë pjesë./Gazeta Sinjali/