image Vozitësi në Ferizaj hip në rrethrrotullim për ta shmangur kolonën

Siguri

Vozitësi në Ferizaj hip në rrethrrotullim për ta shmangur kolonën

news image

Një shofer në Ferizaj ka gjetur një mënyrë aspak të sigurt për ta shmangur kolonën, shkruan Gazeta Sinjali.

Në kundërshtim me rregullat e trafikut, ai ka hipur me veturë mbi rrethrrotullim në mënyrë që të ikë nga radha e veturave.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një fotografi të realizuar sot, rreth orës 16:30, ku vetura me targat 06 – 271 – EO shihet mbi rrethrrotullim.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/