image Vodhi Golf 7 në Ferizaj, arrestohet 29-vjeçari

Siguri

Vodhi Golf 7 në Ferizaj, arrestohet 29-vjeçari

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet E.S., 29-vjeç, për vjedhje të rëndë në Ferizaj, sepse i njëjti kishte vjedhur një Golf VII me targa vendore, më datë 4 prill të këtij viti.

Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot, datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022“, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/