image Vlera e sasisë së drogës që u kap në veri është mbi 1 milion euro

Siguri

Vlera e sasisë së drogës që u kap në veri është mbi 1 milion euro

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Kremestak në komunën e Zveçanit, ku ka zbuluar një laborator ku kultivohet marihuana.

Aksioni është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se vlera e sasisë së sekuestruar të marihuanës dhe bimëve të kanabisit, e kalon vlerën e shitjes në treg mbi 1 million euro.

Po ashtu, sipas Policisë, pajisjet të cilat janë përdorur për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450 mijë eurove.

“Vlerësohet se sasia e sekuestruar e marihuanes dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një (1) milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450 000 euro. Behet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikeve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, siç raportoi pak më parë Gazeta Sinjali, Antidroga në asistim të hetimeve rajonale në Mitrovicë të Veriut sot rreth orës 11:00 kanë bastisur një shtëpi në fshatin Kremestak në Zveçan, ku në katin e parë kanë hasur në bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis të cilat ishin të gatshme për treg.

Gjatë këtij aksioni janë kapur katër persona të dyshuar, të cilët sipas burimeve, fillimisht kanë tentuar të ikin.

Sinjali mëson se nga ky aksion janë sekuestruar 15 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanëmbi 800 bimë të dyshuara kanabis duke u tharë për t’u bërë e gatshme për treg dhe mbi 1500 bimë të reja të dyshuara kanabis.

Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona mobil150 euro para të gatshme5 palë gërshërësistem i ventilimitmbi 160 drita ndriçimi për kultivimmbi 120 trafo për furnizim me energji dhe rreth 3 mijë saksi për kultivim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me urdhër të së cilit personat e dyshuar janë dërguar në ndalim për 48 orë.

/GazetaSinjali/