image Pamje brenda laboratorit të drogës që u zbulua në Veri

Siguri

Pamje brenda laboratorit të drogës që u zbulua në Veri

news image

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sot ka realizuar një aksion policor në komunën e Zveçanit, në fshatin Kremestak, ku ka zbuluar një laborator ku kultivohet marihuana.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në këtë aksion janë kapur katër persona të dyshuar.

Sinjali mëson se katër personat e dyshuar janë të nacionalitetit serb.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen një numër i madh bimësh, të cilat dyshohet se janë lëndë narkotike të llojit marihuanë, të mbjellura në vazo.

/GazetaSinjali/