image Vjedhje në një qendër tregtare në Prishtinë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Vjedhje në një qendër tregtare në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Një vjedhje pas mesnate ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, saktësisht në lagjen ‘Tophane’ .

Bëhet fjalë për një qendër tregtare, e cila është sulmuar nga hajnat rreth orës 03:00.

Rreth këtij rasti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se kanë nisur hetimet.

“Në Prishtinë në rrugën Lidhja e Prizrenit ne një biznes është raportuar një rast vjedhje, Policia ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr veprimet fillestare përderisa njësitet tjera te krim teknikes do te kryejnë shikimin e vendit sipas procedurave. Pas përfundimit te hetimeve dhe procedurave tjera lidhur me rast do te njoftoheni me kohë.”, u shpreh Hoxha./Gazeta Sinjali/

PS: Fotoja në ballinë është ilustruese