image Vjedhje në mes të natës në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kosovë

Policia/ Vjedhje në mes të natës në Prishtinë, arrestohen tre persona

news image

Tre persona janë arrestuar të premten rreth orës 02:08 në Prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur gjësende në një market tek “Rruga B”.

Policia njofton se gjatë kontrollit është konfiskuar substancë narkotike e cila është gjetur në veturën e të dyshuarve.  

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit në një market kanë grabitur gjësende të ndryshme. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/