image Vjedhje grabitqare në Ferizaj, të dyshuarit përdorin edhe armë

Siguri

Vjedhje grabitqare në Ferizaj, të dyshuarit përdorin edhe armë

news image

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur mbrëmë në Koshare të Ferizaj. Atje dy persona kanë hyrë në një shtëpi të re të pabanuar dhe kanë vjedhur stoli ari, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo nuk përfundoi me kaq.

Si duket ata i ka parë një person, i cili ka bërtitur me zë. Më pas, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Fsh. Koshare, Ferizaj12.03.2022 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pa banuar, nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe duke u larguar pasi viktima kishte bërtitur me zë, ata kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/