image Hajni i futet në shtëpi dhe i vjedhë stoli e ari

Vjedhje/ Hajni i futet në shtëpi dhe i vjedhë stoli e ari

news image

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se në shtëpinë e tij janë vjedhur një sasi stoli ari dhe shumë parash.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe një shumë parash. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/Gazeta Sinjali/