image Vjedhje e rëndë në pikën e "Neptun"-it në Podujevë, hajnat vjedhin rreth 60 mijë euro mall e para

Siguri

Vjedhje e rëndë në pikën e “Neptun”-it në Podujevë, hajnat vjedhin rreth 60 mijë euro mall e para

news image

Pika e kompanisë “Neptun” në Podujevë ka qenë cak i hajnave të shtunën që lam pas, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh nga burimet brenda prokurorisë se disa persona kanë hyrë me forcë gjatë mbrëmjes, saktësisht rreth orës 21:00 dhe kanë vjedhur pajisje elektronike, si dhe para të gatshme.

Këto burime bëjnë të ditur se vlera e mallit dhe të hollave, sipas menaxhmentit të kësaj pike, është 58 mijë e 900 euro./Gazeta Sinjali/