image Vjedhje e rëndë në mes të ditës në Gjakovë/ Hajnat futën në shtëpinë e një mërgimtari

Siguri

Vjedhje e rëndë në mes të ditës në Gjakovë/ Hajnat futën në shtëpinë e një mërgimtari

news image

Dje në mesditë, hajnat janë futur në shtëpinë e një mërgimtari, në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ku dyshohet se kanë vjedhur mijëra euro para të gatshme dhe stoli ari, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Sinjali ka mësuar se të dyshuarit kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte 4 mijë euro para të gatshme dhe 4 mijë euro stoli ari (një lirë, një orë dore dhe një unazë fejese).

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin bëhet e ditur se rasti është hapur si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/