image Vjedhje e rëndë në Lebanë të Prishtinës: Hajnat marrin nga një stallë 7 lopë, vlera e tyre mbi 15 mijë euro

Siguri

Vjedhje e rëndë në Lebanë të Prishtinës: Hajnat marrin nga një stallë 7 lopë, vlera e tyre mbi 15 mijë euro

news image

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët ne vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Lebanë në Prishtine, shkruan Gazet Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë në stallë gjatë natës, ku janë vjedhur shtatë lopë, vlera e të cilave sillet rreth 15 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen personi apo personat e përfshirë në rast.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë” dhe të sigurohen prova në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/