image Vjedhje e rëndë në Gjilan, thyhen 3 lokale

Siguri

Vjedhje e rëndë në Gjilan, thyhen 3 lokale

news image

Tri lokale të një kompanie që gjenden në rrugën “Enver Miftari” në Gjilan, kanë qenë cak i hajnave të martën, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari ka raportuar në polici se rreth orës 02:00 – 04:00 të mëngjesit persona të panjohur kanë thyer dhe demoluar tri lokale të kompanisë.

Sipas tij, hajnat kanë vjedhur para të gatshme, 10 kompjuterë të llojeve të ndryshme, tre telefona celularë Iphone, dy DVR, dy TV dhe dy kasaforta.

Policia njofton se rasti është hapur si “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e tij./Gazeta Sinjali/