image Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat thyen shtëpinë e mërgimtarit

Siguri

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat thyen shtëpinë e mërgimtarit

news image

Në rrugën “Elhami Hasani” në Ferizaj, dje rreth orës 16:30, një person ka raportuar në polici se cak i hajnave ishte shtëpia e vëllait të tij, i cili jeton jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së vëllait të tij dhe sipas tij ata kanë vjedhur një armë, e cila ishte me leje.

Gazeta Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe lidhur me rastin janë iniciuar hetimet.

/Gazeta Sinjali/