image Vizita e para një jave që shkaktoi infektimin e 11 personave nga koronavirusi në Balaj të Ferizajt

Kosovë

Vizita e para një jave që shkaktoi infektimin e 11 personave nga koronavirusi në Balaj të Ferizajt

news image

Sonte në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti nga të infektuarit në Talinovc të Jerlive.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ku tha se njëra nuse e tyre, e cila është nga fshati Balaj, ka shkuar ta vizitojë familjen e saj para 7 ditësh dhe si pasojë janë infektuar 11 persona, pra familjarë të nuses.

Ndërsa familja tjetër është familja e dhëndrit të tyre, në mesin e tyrë është infektuar edhe një doktor, që është dhëndri i tyre.

“Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, ka të moshës edhe  4-5 vjeçare deri në moshën 76 vjeçare. Gjendja e tyre është e mirë, kanë simptoma të lehta”, tha Aliu.

Vajza e cila ka familjen e saj në fshatin Balaj, para dy dite ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa para 7 dite vajza ka shkuar t’i vizitojë familjarët e saj.

“Pas rezultimit pozitiv me Covid-19, janë testuar pastaj familjarët e saj”, tha Aliu./Gazeta Sinjali/