image Villarreali e ndal Atleticon me barazim, rezultat i shkon në favor Realit

Futboll

Villarreali e ndal Atleticon me barazim, rezultat i shkon në favor Realit

news image

Villarreal ka arritur të fitojë një pikë në shtëpi ndaj Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.

Ndeshja ishte mjaftë interesante me dy skuadrat që treguan lojë të bukur, derisa rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 2.

Fillimisht Angel Correa hapi serinë e golave, me një gol nga gjysma e fushës, që ndoshta ishte më i miri në karrierë dhe në garë për golin e vitit (10′).

Villarreal arriti të barazoi me anë të Parejo, por që pastaj u anulua shkaku i prekjes së topit me dorë nga VAR-i. Sidoqoftë, katër minuta më vonë, Pau Torres barazoi rezultatin (29′).

Vetëm pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Moreno kaloi vendasit për herë të parë në epërsi pas një asistimi të shkëlqyer (58′).

Sidoqoftë, Atletico nuk u dorëzua dhe gjeti rrugën drejt golit përmes Kondogbia (68′).

Me këtë pikë të fituar, Atletico ngritët në pozitën e katër me 33 pikë, plotë 16 prapa Real Madridit, derisa Villarreal qëndron në pozitën e tetë me 29 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/