image Vidhet një veturë në Prishtinë, policia e gjen brenda orëve

Siguri

Vidhet një veturë në Prishtinë, policia e gjen brenda orëve

news image

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij dhe dy krerë gjedhe, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, vjedhja e cila është cilësuar si “vjedhje e rëndë” ka ndodhur në fshatin Bërnicë e Ulët në Prishtinë, dje rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Policia njofton se vetura e tij është gjetur e braktisur.

“Fsh. Bërnicë e Ulët, Prishtinë 07.12.2020 – 04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur i kanë vjedhur një veturë dhe dy gjedhe. Vetura është gjetur e braktisur dhe nga njësiti policor, është bërë ekzaminimi,  ku është vërejtur se i është vjedhur vetëm kasetofoni”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Gazeta Sinjali mëson se vlera e veturës dhe gjedheve të vjedhura është rreth 3 mijë e 700 euro./Gazeta Sinjali/