image Veturat e parkuara pa vend e pamundësojnë qarkullimin e zjarrfikësve në Prishtinë

Sinjalizime

Veturat e parkuara pa vend e pamundësojnë qarkullimin e zjarrfikësve në Prishtinë

news image

Shoferët shpeshherë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend, veprim ky që shpeshherë pengon këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, kësaj here në kryeqytet nuk janë penguar këmbësorët, por vetura e zjarrfikësve, ku ata janë detyruar që të dalin jashtë veturës dhe të gjejnë zgjidhjen për të dalë nga ajo rrugë.

Në pamjet që sinjalizuesi i ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, shihen disa vetura të cilat janë parkuar në atë mënyrë që vetura e zjarrfikësve e ka të pamundur të kalojë në rrugën “Sylejman Vokshi” te qendra në Prishtinë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/