image Veturat bllokojnë trotuarin në Prishtinë

Sinjalizime

Veturat bllokojnë trotuarin në Prishtinë

news image

Parkimi i veturave në vende të ndaluara që pengojnë qarkullimin e veturave dhe njerëzve të tjerë, po vazhdon të jetë një problem i shpeshtë në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet trotuari i bllokuar nga dy vetura dhe njerëzit e kanë të vështirë të kalojnë.

Sipas sinjalizuesit, ky rast ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/GazetaSinjali/