image Vetura zyrtare e OSCE-së bllokon hyrjen e parkingut në Prishtinë (FOTO) - Sinjali

Vetura zyrtare e OSCE-së bllokon hyrjen e parkingut në Prishtinë (FOTO)

news image

Shkeljet e rregullave të trafikut nuk bëhen vetëm nga qytetarët, por edhe nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës por edhe të misioneve të huaja, shkruan Gazeta Sinjali.

Një zyrtar i EULEX-it në muajin tetor të vitit të kaluar kishte parkuar veturën zyrtare në hapësirë të gjelbër, ndërsa sot një zyrtar i OSCE-së e ka bllokuar hyrjen në parkingun e një banese.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar fotografi, ku shihet vetura me targa të OSCE-së që është parkuar në hyrjen e parkingut te banesat përballë stacionit të trenit në Prishtinë.

Sinjalizuesi tha se ishte duke pritur të hyjë aty, por e kishte të pamundur për shkak të veturës zyrtare të këtij misioni në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin