image Vetura zyrtare e Ministrisë së Financave vozit 80 km/h në zonën ku limiti i shpejtësisë është 50km/h - Sinjali

Vetura zyrtare e Ministrisë së Financave vozit 80 km/h në zonën ku limiti i shpejtësisë është 50km/h

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm. E në shumë raste veturat që po shkelin rregullat janë automjetet zyrtare.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku vetura zyrtare e Ministrisë së Financave, 3Z – 326- 06 kalon limitin e lejuar të shpejtësisë.

Në video shihet se limiti i lejuar i shpejtësisë së lëvizjes në këtë zonë është 50km/h, derisa vetura zyrtare vozit 80km/h.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin