Gazeta Sinjali raportoi më parë se një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së shtunës, në Rrugën C në Prishtinë, ku për pasojë janë përfshirë edhe dy vetura të tjera.
Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thonë për Sinjalin se vetura ishte kapluar nga zjarri rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Vetura u përfshi nga zjarri derisa ishte e parkuar para ndërtesës ndërsa flakët kanë përfshirë edhe dy vetura tjera të cilat janë djegur pjesërisht.
“Në ora 02:00 pas mesnate kanë dalë zjarrfiksat në vendin e ngjarjes në Rrugën C në Prishtinë ku një veturë është djegur tërësisht kurse një veturë afër saj është djegur një pjesë e majtë e saj dhe ulësja. Kurse një tjetër në anën e djathtë edhe ajo është përfshirë nga zjarri”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.
Ndërsa shtojnë se intervenimi ka qenë i shpejtë pasi që trafiku nuk ka qenë i dendur dhe si shkak i kësaj kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Në këtë incident nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se vetura i përket producentes të “It’s my love”, Antigona Kotorri.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje gjatë djegies të veturës.
Sinjali ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës por deri tani nuk janë deklaruar për rastin.