image Digjet një veturë në lagjen "Mati 1" në Prishtinë, ndërhyjnë Policia dhe Zjarrfikësit

Siguri

Digjet një veturë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ndërhyjnë Policia dhe Zjarrfikësit

news image

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së shtunës, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin.

Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar, po ashtu ende nuk dihet se kush ka qenë shkaktari i zjarrit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se vetura i përket producentes të “It’s my love”, Antigona Kotorri.

Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/