image Vetura me targa të Serbisë qarkullon pa stickersa në Fushë Kosovë (FOTO)

Siguri

Vetura me targa të Serbisë qarkullon pa stickersa në Fushë Kosovë (FOTO)

news image

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, disa automjete me targa të kësaj të fundit po vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e Kosovës, pa stickersa të cilat mbulojnë simbolet shtetërore, siç e parasheh marrëveshja, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një fotografi të realizuar sot në orët e mëngjesit në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Në këtë fotografi shihet një veturë me targa VR 048 GF në të cilën nuk janë të vendosura stickersat për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre.

Afishe të cilat mbulojnë simbolet shtetërore në targat e tyre duhet t’i vendosin edhe qytetarët që udhëtojnë në Serbi me automjete me targa të Kosovës./GazetaSinjali/