image Vetura me targa EU bllokon trotuarin në Sofali

Sinjalizime

Vetura me targa EU bllokon trotuarin në Sofali

news image

Një veturë me targa të Bashkimit Evropian (EU) ka bllokuar trotuarin në rrugën “Sabit Mushica”, në lagjen “Sofali”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i cili e ka dërguar fotografinë në redaksinë e gazetës, tha për Sinjalin se fotografia është realizuar gjatë ditës së djeshme.

Mirëpo, sipas tij, kjo veturë parkohet çdo ditë në trotuar.

“Kjo rruga është shumë e keqe, qe e bon shumë të vështirë për nënat që kanë fëmijë me karroca, me lëviz”, tha ai./Gazeta Sinjali/