image Vetura me tabela '5Z' përsëri përdoret për ta kaluar fundjavën te Pishat në Sllatinë

Kosovë

Përgjegjësi/ Vetura me tabela ‘5Z’ përsëri përdoret për ta kaluar fundjavën te Pishat në Sllatinë

news image

Anipse sot është fundjavë, vetura shtetërore me tabela “5Z” ka qenë në funksion të personave zyrtarë. Por ky nuk është rasti i parë, Gazeta Sinjali kishe raportuar kohë më parë se e njëjta vetura është shfrytëzuar për ta kaluar fundjavën te Pishat në Sllatinë.

Vetura me tabela “5Z” te Pishat në Sllatinë gjatë ditës së sotme

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ditës së sotme te “Pishat në Sllatinë” është para vetura me tabela “5Z”, e cila sipas tij përveç që është shfrytëzuar në fundjavë edhe ka bërë dëme në park duke tentuar t’i shmanget baltës.

“Po përsëri ka ardhur me veturë të njëjtë. Përveç që ka ardhur ka bërë edhe dëme në park”, ka thënë ai.

Vetura me tabela “5Z” te Pishat në Sllatinë para një muaji
Vetura me tabela “5Z” te Pishat në Sllatinë para një muaji e gjysmë

E njëjta veturë ishte përdorur edhe para një muaji  pasi ishte parë te Parku Rekreativ te Pishat në Sllatinë. /Gazeta Sinjali/