image Vetura hyn në të kuqen në Gjakovë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik

Siguri

Vetura hyn në të kuqen në Gjakovë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik

news image

Shkeljet e rregullave të komunikacionit është një dukuri shumë e shpeshtë në Kosovë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 965 tiketa trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë, ku është rrezikuar edhe jeta e pjesëmarrësve të tjerë në trafik ka ndodhur sot në Gjakovë.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një veturë e cila hyn në semaforin e kuq.

Sipas tij, video është realizuar sot në rrugën e “Tranzitit” në Komunën e Gjakovës./Gazeta Sinjali/