image Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Siguri

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

news image

Një këmbësore është goditur nga një automjet në lëvizje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e goditjes, këmbësorja ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 15:30, në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/