image Vetura godet një këmbësore në Gjakovë

Siguri

Vetura godet një këmbësore në Gjakovë

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti e ka goditur një këmbësoren femër, të cilës sipas raportit të Policisë së Kosovës , i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim në spitalin e Gjakovës, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin Gjakovës ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes” thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Sinjali /