image Vetura godet një këmbësor në Prishtinë - FOTO

Sinjalizime

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë – FOTO

news image

Një veturë e ka goditur një person në lagjen Pejton të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur afër Hotel Prishtina, shkruan Gazeta Sinjali.

Në adresën e Sinjalit, një sinjalizues ka dërguar fotografi, ku shihet se viktima është e shtrirë në rrugë, derisa disa persona tjerë po i qëndrojnë afër.

Sinjalizuesja tha se viktima është goditur në kohën kur ishte në vendkalimin për këmbësorë.

Ajo tha se viktima është gjallë, mirëpo ka mbetur pa vetëdije.

“Rasti ka ndodhur afër Hotel Prishtina në Pejton. Vetura e ka shkel personin në vendkalimin për këmbësorë. Viktima është gjallë, mirëpo ka mbetur pa vetëdije”, tha ajo.

/GazetaSinjali/