image Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, dërgohet në spital (FOTO)

Siguri

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, dërgohet në spital (FOTO)

news image

Një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe zyrtarët policorë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë thënë se këmbësori është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjali.

/GazetaSinjali/