image Vetura e shkel këmbësorin në Prishtinë

Sinjali i fundit/ Vetura e shkel këmbësorin në Prishtinë

news image

Vetura ka shkelur një këmbësor në rrugën “Bajram Kelmendi” sot në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30, në rrugën “Bajram Kelmendi” ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë  e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori  i cili është dërguar për tretman mjekesor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Gazeta Sinjali/