image Vetëvritet një 80-vjeçar në Gjakovë

Kosovë

Vetëvritet një 80-vjeçar në Gjakovë

news image

Një person i moshës 80-vjeçare është gjetur i varur nga familjarët e tij gjatë ditës së sotme në fshatin Brec të Gjakovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 23.02.2020 në ora 17:05, stacioni policor Gjakovë ka marr informacion se një person mashkull/ kosovar/ shqiptar i moshës 80 vjeçare është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Ajo më tej ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/