image “Vetëm po çan dhe i shkatërruar plotësisht” – bashkëlojtari tregon për gjendjen e Son-it

Futboll

Sport/ “Vetëm po çan dhe i shkatërruar plotësisht” – bashkëlojtari tregon për gjendjen e Son-it

news image

Dele Alli ka folur gjatë ditës së djeshme për shokun e tij të skuadrës, Heung-Min Son, i cili pas një ndërhyrje të ashpër i theu këmbën futbollistit të Evertonit, Andre Gomes-it.

Ai ka thënë se Son është i shkatërruar dhe se nuk po mund t’i ndalë lotët, pasi që ai nuk kishte qëllim ta lenonte ish-anëtarin e Barcelonës.

“Son është i shkatërruar dhe në lot. Nuk është faji i tij. Son është njëri ndër person më të mirë që mund të takoni. Ai nuk mund ta ngritë as kokën, ai po qan shumë”, ka thënë mesfushori anglez për bashkëlojtarin e tij.

Kujtojmë se dueli mes Everton dhe Tottenham u mbyllë me rezultat 1 me 1, por që e gjithë vëmendja u kthy në lëndimin e tmerrshëm të mesfushorit spanjoll./Gazeta Sinjali/