Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Prishtinë – Pejë, te Parku i Biznesit, raporton Gazeta Sinjali.
Dyshohet se për shkak të kushteve të rrugës, kamioni doli nga rruga dhe u përplas me urën.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 09:30 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, te Parku i Biznesit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), dyshohet si shkak i kushteve të rrugës drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin dhe ka goditur këmbët e urës. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, tha ai./GazetaSinjali/