image Vetaksidenti fatal në Ferizaj/ Ndalohet për 48 orë shoferi 18-vjeçar

Siguri

Vetaksidenti fatal në Ferizaj/ Ndalohet për 48 orë shoferi 18-vjeçar

news image

Një grua ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në dalje të fshatit Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj. Në lidhje me këtë aksident është ndaluar një person për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Veseli tha se dy personat e lënduar janë liruar nga spitali pasi kanë pasur lëndime të lehta trupore, ndërsa shoferi 18-vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë.

Shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet, duke kaluar në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes, ku e ka goditur një shtyllë elektrike të betonit.

/GazetaSinjali/