image Vetaksident te Menza e Studentëve në Prishtinë

Siguri

Vetaksident te Menza e Studentëve në Prishtinë

news image

Një vetaksident ka ndodhur sot gjatë orës 09:00, në rrugën “Agim Ramadani”, te Menza e Studentëve në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi dhe video nga ky rast, ku shihet një veturë e cila e ka goditur semaforin.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Nuk raportohet për të lënduar, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/